Bie numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në Spitalin e Pejës

09:35 | 15 Shtator 2020

32 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, prej tyre një pacientë është në Respirator, 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga ky institucion shëndetësorë njoftojnë se ka disa ditë që numri i të shtrirëve aty është duke shkuar drejt rënies.

Raporti i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë që është në rënie. Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacient janë shëruar nga Covid-19. Aktualisht po trajtohen 32 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
245 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,462 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 129 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 91 Rëntgena, 21 EHO dhe 17 CT-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara