Besa Gaxherri: Vjosa duhet të matet, nuk është e rrugës me luftu shtëpinë e vet

00:20 | 10 Qershor 2020

Deputetja nga radhët e LDK’së Besa Gaxherri ka folur lidhur me reagimet e shumta për Vjosa Osmanin, ku siç thotë Gaxherri, nuk është rruga me luftu shtëpinë e vetë.

Gaxherri thotë se nuk ka asnjë informacion se do të diskutohet largimi i saj në këshill.

Gaxherri tha se Vjosa Osmani ka pasur shumë privilegje, krahas asaj që ka pasur vazhdimisht kundërshtime brenda partisë.

Ajo tha se ka pasur raste që edhe vetë Gaxherri ka pritur disa herë nga partia të favorizohet por që nuk është favorizuar, dhe se edhe kjo ka pasur raste që ka qenë e pakënaqur, por që ato pakënaqësi i ka mbyllur brenda partisë, përcjell Periskopi

“ Nuk kam informatën zyrtare që është mbledhë dikush për ketë çështje, natyrisht ndoshta që do ti vie rendi edhe kësaj të diskutohet, por nuk ka ndodhur asnjëherë, ka pas raste që shumë vendime as mue nuk më kanë pëlqy, por duhet të mbyllet aty çdo kundërshtim, mënyra e kundërshtimeve në mes LDK e Vjosës është ndryshe prej atyre problemeve që ka pasur LDK’ja, deri më tani të gjithë gratë e LDK’së  e kanë parë vetën aty. Mua asnjëherë nuk më është dhënë mundësia si Vjosa Osmanit por asnjëherë nuk kam dalur të shprehë Nuk është rruga me luftu shtëpinë tënde. Osmani duhet të matet mirë, sepse LDK’ja ka investuar në të”, tha Gaxherri te DPT Fidani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara