Berisha i MPJ-së letër Presidentes

20:00 | 15 Prill 2015

Menaxheri për prodhimin e dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besnik Berisha, aktualisht i pezulluar nga puna i është drejtuar me një letër të hapur presidentes së vendit ku flet sërish rreth keqpërdorimeve me pasaportat biometrike.

“Po ju drejtohem me këtë letër të hapur duke kërkuar nga ju dhe mekanizmat e krijuar nga zyra e juaj, që të ndërmerrni masat lidhur me denoncimet publike që i kam bërë rreth keqpërdorimeve me tenderin e fundit të pasaportave me ç’rast është dëmtuar me miliona euro buxheti i Kosovës”, thuhet në letrën e Berishës.

Ai i kujton presidentes se kishte denoncuar shkatërrimin e mbi 17 mijë pasaportave në vlerë prej 150 mijë eurosh dhe pranimin e 307 mijë pasaportave në vlerë prej 3 milionë eurosh pa pasur nevojë fare për to.

“Zonja presidente me këto parregullsi dhe me heshtjen e korrupsionit nuk pritet liberalizimi i vizave e as integrimet evropiane”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara