Bëhen bashkë Thaçi, Kurti dhe Osmani

12:55 | 5 Mars 2020

Sot po shënohet 22 vjetori i Epopesë së UÇK-së.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë parakalimi i trupave të FSK-së.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info.

Po ashtu, po marrin pjesë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, ishte i ulur anëtari i familjes së Jasharajve, Rifat Jashari.

Po ashtu bëjmë të ditur se presidenti nuk ka marrë pjesë në seancën e mbajtur sot në Kuvend për nder të të rënëve në Prekaz./Arbresh.info

 

Lajmet më të lexuara