Begaj uron Policinë me rastin e 20 vjetorit të themelimit

10:08 | 4 Shtator 2019

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, stacioni policor në Malishevë, sot i mbanë dyert e hapura për qytetarë. Me këtë rast kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Valon Gashi dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi,  e kanë vizituar stacioni policor në Malishevë, ku janë pritur nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi dhe zyrtarët tjerë policor. Kryetari Begaj, i ka uruar zyrtarët policor, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të themelimit të Policisë së Kosovës.

“Unë, në emër të Komunës së Malishevës, qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju uroj për këtë ditë, përkatësisht 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Ju jeni krenaria jonë, pasi me punën dhe angazhimin e juaj, jeni duke krijuar siguri për qytetarët pa dallim”, tha kryetari. Ai më tutje tha se “është krenari dhe nder i madh ti shërbesh vendit, dhe ju jeni duke e bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Nga ana tjetër, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për vizitën dhe urimin me rastin e 20 vjetorit të themelimit të policisë. “Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe jemi duke u munduar që detyrën tonë në shërbim të vendit, ta kryejmë në mënyrën më të mirë të mundshme, me qëllim mbajtjes së një ambienti dhe situate të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Kapiten Krasniqi, më tutje, sqaroi se në kuadër të shënimeve me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, dyert e stacionit policor në Malishevë, do të jenë të hapura, sikur në të gjitha stacionet tjera policor,e në tërë vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara