Bastisje në Prishtinë: Sekuestrohen një armë dhe një kg substancë narkotike

11:05 | 4 Shtator 2019

Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate të lëshuar për medie, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Prishtinë, pasi që dyshohej që dy persona kishin kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, përcjellë arbresh.info

Ndërkaq është bërë e ditur se gjatë bastisjes Policia e Kosovës  ka sekuestruar, një (1) armë dhe afro një (1) kg substancë narkotike e llojit marihuanë.

Nga ana tjetër Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore në nivel të vendit janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara