Banorët nga Karaçeva: Stop xhandarmerisë serbe, këto janë tokat tona

13:42 | 12 Gusht 2020

“Stop xhandarmerisë serbe dhe kërkojmë të mos bëjnë provokime.”

Kështu ka thënë Fadil Kastrati nga fshati Karaçevë i cili bashkë me banorë tjerë  protestuan kundër hyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë, raporton arbresh.info.

“Serbia po pretendon te na merr tokat, po bënë trysni. Ne sot i themi stop xhandarmerisë serbe dhe mos të bëjë provokime”.

E, Selver Lenjani kërkoj nga institucionet që të kthejnë kokën nga Karaçeva.

“Vazhdimisht po hyn xhandarmeria serbe që nga viti 2001 e deri me sot. Kërkojmë nga institucionet që t’vinë në Karaçevë”.

Hyrja e xhandarmerisë serbe në këtë pjesë të Kosovës po bëhet më qëllimin për t’i larguar nga shtëpitë e tyre thotë Ismajl Kastrati, banor i këtij fshati

“Sot po protestojmë. Armiku serb po na bllokon me Marrëveshje të Kumanovës. Këtë uzurpim Serbia e ka bërë me qëllim për me i largu banorët shqiptarë”.

Për t’i dal në ndihmë dhe përkrahje banorëve erdhi edhe Gani Geci.

Gani Geci pati një kritik për Kuvendin e Kosovës.

“Unë isha edhe me herët këtu.  Është bërë një gabim në Marrëveshjen e Kumanovës. Institucionet tona janë jashtë këtij fshati. Kuvendi në vend se me i mbrojt këta banorë, ata ndajnë mjete për t’i mbrojt disa individ që ftohen nga Gjykata Speciale”.

Kujtojmë se tash e 20 vite këta banor kanë kërkuar që të ju bëhet një zgjidhje, pasi këtë pjesë e menaxhon KFOR-i, e jo Policia e Kosovës.

Xhandarmeria serbe ditë më parë ka hyrë në këtë fshat duke bërë që të ngriten shqetësime për sigurinë e banorëve./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara