Banorët e Pejës dhe Deçanit: Nuk lejojmë të varroset Lumbardhi

12:43 | 25 Shkurt 2019

Banorë të Rugovës dhe jo vetëm kanë filluar protestën në Pejë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardhë.

Me pankarta në duar ” Stop Hidrocentralit”, ” Nuk lejojmë prishjen e Lumbardhit”, ” Mos e shkatërroni Gryken e Rugovës”, banoret po kërkojnë  nga institucionet e vendit që mos të ndërtohet hidrocentrali në atë pjesë dhe mos të prishet bukurit e Grykës dhe Lumbardhit.

Vetëm pas miratimit të banoreve të Rugovës dhe Lumëbardhit mund të shkatërrohet Rugova tha Agron Nikqi -përfaqësues i banorëve të Rugovës.

Ai këtë deklaratë e bëri në protestën në shenjë revolte për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardhë.

“Kemi dalë sot këtu me vetëm një qellim për të treguar shkatërrimin e Grykës së Rugovës që po donë ta bëjnë pa vendimin ton ne s’lejojmë të varroset Lumëbardhi dhe nuk lejojmë që ky ambient nga turizmi ne nuk lejojmë të jetojmë pa ujë pa turizëm dhe pa traditën tonë. Ne emër të komunitetit ju njoftoj se në Rugovë duhet të merret pëlqimet nga ne. Dhe të gjitha tregtitë dhe iniciativat të ndalohen nëse s’marrin pëlqimin nga ne banoret. Me këtë zë ne ju bëjmë apel të gjithë atyre që të ndalin këtë projekt se nuk prishet ajo bukuri që na njeh gjithë bota. Nëse kjo so mbrojtje nga vlerat se di çfarë ligjesh tjera duhet më ardhur. Jo shkatërrimit të Rugovës dhe Lumëbardhit”, ka thënë ai.

E Flamur Rexhbogaj nga Rugova bëri apel që kjo të ndalet, personat që kanë apetit për paranë dhe po e harrojnë Popullin.

“Iniciativa për të ndërtuar hidrocentralet tregon për apetitet e grupeve të caktuara për para dhe ju kanë verbuar sytë. Sot është momenti i fundit të reagojmë dhe të vëmë interesat e qytetarëve mbi interesa partiake dhe të kundërshtojmë ndërtimin e hidrocentraleve dhe shkatërrimin e bukurive të Lumëbardhit. Sot vendosim se ku do të jetë e ardhmja jonë nesër. Nga këtu ju bëjë thirrje përfaqësuesve shqiptar nëse keni luftuar për para dhe jo tokë atëherë të shkojnë atje ku atdheu shitet më para. Refuzoni presionet e fshehta ju qytetarë dhe mos të vëmë në rrezik të ardhmen tonë. Çmimi është i lart duke përfshirë shkatërrimin dhe tharjen e perlës së Ballkanit”.

E Veton Muja nga shoqëria civile tha se pret që institucionet e Kosovës të reagojnë njëherë e mirë ndaj këtyre shkatërrimeve. ” Të mbajmë kompaninë në llogaridhënie për shkatërrimin në Gryken e Deçanit. Shfrytëzimin e palejueshme të zhavorrit në Deçan. Të vazhdojmë të mos lëshojmë leje të përdorimit të ujit deri sa të përfundoj një studim për këtë çështje . Thërras mos e prek Rugovën. Mos e prek lumëbardhin. Mos e prek Pejën më bukurit e saj”.

Ndërsa Elen Lajqi shtetase e huaja dhe nuse në Deçan tha se qytetaret se kanë idenë çfarë bukurish ka Peja.

” unë kam ardhur  para 15 vitesh dhe se keni idenë çfarë bukurish natyrore keni këtu. Sot ne jemi mbledh për të kundërshtuar ndërtimin  e hidrocentralit dhe themë kur nuk duhet të ndërtohet një hidrocentral i tillë. E kemi pa më sy tan çfarë ndikimi do të ketë një aktivitet i ndërtimit të tillë. Ato e rrezikojnë ujon ton të pijshëm. Rrezikojnë fushat tona për bujqësi. Dëmtojnë turizmin. Rrezikojnë mjedisin dhe jetën e tyre”.

Protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit ne Lumbardhë të Pejës përveç banorëve të zonës së Pejës dhe shoqërisë civile të pranishëm janë edhe figura të ndryshme politike.

Ali Lajqi nga VV-ja ua tha qytetarëve mos e lejoni as ketë projekt të kontrabandohet .

“Sot Republika e Kosovës është një status i rëndësishëm dhe duhet respektuar prandaj ju jeni për të ndaluar shkatërrimin dhe degradimin e vendit. Jeni të vetëdijshëm se si po menaxhohen institucionet lokale dhe qendrore duke komtrabanduar për pozitat e tyre sikurse kontrabandimit që e banën me kufijtë dhe prerjes së tyre edhe ne Veri të Kosovës . Mos e leni as këtë projekt të kontrabandojnë dhe duhet të kuptoni se këtu është fjala për kontrabandë të projekteve mos e leni veç më pjesëmarrje këtu por kur vjen puna të vitata mos ja jepni atyre që po e rrudhin territorin dhe po kontarabandojn më projekte”, tha ai.

Kujtojmë se për këtë çështje gjatë ditës sot do të takohen një grup i banorëve të Rugovës më Kryeministrin Ramush Haradinaj.

 

🔴#Live Peja proteston kundër projektit për ndërtimin e termocentraleve në Lumbardh bit.ly/2BPwmaE

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 25 février 2019

   

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale