Ballkani nuk futet në agjendën plenare të Parlamentit Evropian për këtë javë

11:51 | 15 Shtator 2020

Zhvillimet në Ballkan nuk janë futur në agjendën plenare të Parlamentit Evropian për këtë javë, ka bërë të ditur të martën, raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon, përmes një statusi në Twitter, megjithatë ka bërë të ditur se është duke i përcjellur zhvillimet për së afërmi, transmeton Arbresh.info.

“Këtë javë, Ballkani Perëndimor nuk është në agjendën plenare në Parlamentin Evropian, por unë vazhdoj t’i përcjell zhvillimet. Dje dhashë intervista për N1 dhe RTCG, duke i komentuar lajmet nga Serbia, Kosova dhe rezultatet e zgjedhjeve historike në Mal të Zi”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Lajmet më të lexuara