Bahtiri: Ambienti dhe pastërtia është shëndet

19:22 | 15 Prill 2015

Një ambient i pastër nuk mjafton vetëm të duket, por duhet edhe të mirëmbahet, për një jetë më të shëndoshë.

Kështu u tha mes tjerash gjatë një konference me temën “Problemet e mjedisit në Mitrovicë”, të organizuar nga ambasada e Mbretërisë së Holandës bashkë me RTV Mitrovica, që u mbajt të mërkurën në Mitrovicë.

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka potencuar se një ambient i mirë është mjaft i rëndësishëm.

Sipas tij, mitrovicasit janë të vetëdijshëm për kontributin e shtetit të Holandës që ka dhënë për qytetin e Mitrovicës, sa i përket çështjes së ambientit.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka falënderuar ambasadorin holandez për kontributin e tij që ka bërë në çështjen e një ambienti më të pastër për Mitrovicën.
Ai tha se çdo herë ka qenë e rëndësishme ambienti dhe pastërtia sepse kjo është shëndet, ndërsa autoritetet komunale janë munduar të bëjmë më të mirën e mundur për rrethanat e tanishme.
Ai bëri të ditur se do të investohet njëkohësisht me vlerë prej rreth 2.2 milionë euro edhe në kompaninë ekzistuese ‘Uniteti’ që është në Mitrovicë e cila ka 230 punëtorë dhe është kompani regjionale duke përfshirë Mitrovicën, Skenderajn dhe Vushtrrinë.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e komunës veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, tha se problemet e mjedisit dhe ambienti janë një temë e qëlluar dhe shumë esenciale për qytetarët e të dyja pjesëve pa marrë parasysh etnitetin e tyre.

Ajo theksoi se nga viti 1999 ka qenë mjaft aktive në këtë drejtim duke punuar me organizata joqeveritare ndërkombëtare, dhe çdoherë kur është folur për mbrojtjen e ambientit këto projekte nuk kanë pasur përkrahjen e duhur sepse siç u shpreh, këto projekte nuk janë fizibile, nuk është diçka që mund të fotografohet, pastaj nuk është një projekt që jep rezultate të shpejta.
Ajo ka shtuar se një qasje e tillë nuk ka qenë e drejtë, dhe tani kjo duhet të ndryshohet.
Në lidhje me gjendjen e ambientit në veri të Mitrovicës, ajo tha se fatkeqësisht gjendja atje është alarmante./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara