Avxhiu: Letra e Joe Biden me një plan disa pikësh për Kosovën, është zyrtare

20:01 | 18 Tetor 2020

Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden, kishte dërguar komitetit shqiptaro-amerikan, përkatësisht portalit Ylliria në New York, një letër me një plan disa pikësh, ku ka shpalosur sesi do të duken marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndër pikat, përmendet Pavarësia e Kosovës, si e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtar, qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, çështjen e krimeve serbe në Kosovë, të zhdukurit e luftës së fundit, liberalizimin e vizave…

Joe Biden po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

E për vërtetësinë e letrës së Biden, ka folur kryeredaktori i Ylliria, Ruben Avxhiu.

Ai ka bërë të ditur se letra dërguar mediumit të tij është reale.

Avxhiu thotë ka formatin e disa deklaratave të ngjashme për komunitete të ndryshme etnike nga fushata e Biden, si për armenët, irlandezet, njofton Telegrafi.

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme