Avni Arifi nis punën në Emiratet e Bashkuara si ambasador i Kosovës

10:51 | 17 Prill 2019

Ish-shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, zyrtarisht sot ka filluar punën si ambasador në Emiratet e Bashkuara.

Arifi ka premtuar se do të jetë në funksion të detyrës.

“Sot kam filluar punën e Ambasadorit tē Republikēs së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përfaqësimi i duhur i Kosovës në këtë pjesë të botës është me rëndësi të posaçme politike dhe ekonomike. Falenderoj të gjithë ata që ma besuan këtë detyrë e në veçanti Kryeministrin Haradinaj. Si gjithmonē do të jem në funksion të detyrës”, ka shkruar Arifi në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara