Veliu e Abrashi vizitojnë Komunën e Istogut, nuk shkoi Besian Mustafa

11:30 | 6 Gusht 2020

Me maska në fytyrë e me distancë fizike kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka pritur sot në komunë dy ministrat e LDK-së, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Përshëndetja e tyre për dallim nga herat e tjera ishte vetëm nga distanca, shkruan arbresh.info.

Kjo vizitë e ministrave ka ardhur pas dëmeve që Komuna e Istogut ka pësuar nga moti i ligë.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit të dy palët do prononcohen para mediave.

Në këtë takim ishte paraparë të vij edhe ministri i Bujqësisë,  Besian Mustafa por arsyet e mungesës së tij nuk dihen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara