“Askush nuk po bën asgjë për përmirësimin e ajrit”

12:48 | 10 Dhjetor 2019

Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë është organizuar marshi me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.

Ky marsh pari për qëllim dërgimin e një mesazhi të fuqishëm për angazhim të shtuar për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me theks të veçantë për mbrojtjen e së drejtës për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

E për këtë të fundit foli edhe avokati i Popullit, Hilmi Jashari. Ai shtoi se askush nuk po bën asgjë për përmirësimin e ajit në Kosovë.

Edhe Jeta Xharra nga BIRN tha se kosovarët po mbytëm na ajri i ndotur.

” Me pas male të papreme është normale, kosovarët sot jetojnë 10 vite më pak se Serbia por ajri që e thithim. Hidrocentralet e prerja e  maleve  janë shkaktar. Rrymën mundemi me gjeneru prej burimeve alternative. Ajri i ndotu po ndikon edhe ne inteligjencë. Po shohim shtëpiza e xixa nëpër shesh por jo edhe gjelbërim. Asnjë nga Qeveritë deri tash nuk ka punuar për përmirësimin  e ambientit”, tha ajo.

Ndryshe ky marsh është organizuar për të tretin vit me radhë nga avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara