ASK informon nxënësit për rrezikun nga droga

11:53 | 21 Tetor 2015

Problemet me drogën, ishte tema që u diskutua sot para studentëve të Shkollës Amerikane në Prishtinë

Rreziku që shkakton kjo substancë, si duhet raportuar nëse zbulon se dikush po e përdorë dhe si të krijon vartësi, u ligjëruan para nxënësve, me qëllim që të informohen për efektin e kësaj substance narkotike.

Ligjëruesja, Natyra Agani inkurajoi të rinjtë e ASK-së që të kundërshtojnë ata që e konsumojnë duhanin, apo dikë që mirret me aktivitete të jashtëligjshme.

Ajo foli para nxënësve për rëndësinë që ka komunikimi dhe mos-mbyllja në vetvete.

 

“Mos dëgjoni thjesht, por bëhuni qytetarë pro-aktiv dhe aktiv, dhe jo vetëm për këtë temë, por bëhuni qytetarë aktiv për tema të ndryshme sepse kjo është shumë, shumë më rëndësi për ju si individ, dhe shumë, shumë më rëndësi për ne si shoqëri”, tha Agani.

Ajo tregoi se duhet bërë shumë fushata për vetëdijësimin e njerëzv e që mos të pinë duhan e mos të përdorin drogën.

Siç tregoi Agani, numri i përdoruesve të drogës në botë, është mjaft shqetësues.

 

“Nëse përdorni google dhe shkruani psh: abuzimi me drogë, përdorimi i drogës, numrat janë të frikshëm. Shumica e njerëzve, të cilët janë përdorues të këtyre substancave janë fëmijë. T’i referohem pak një studimi që nuk është aq i ri, por akoma më rëndësi, i cili thotë se: 1.3 miliardë të njerëzve pinë duhan dhe pastaj 2 miliardë janë pjesë e përdoruesve të alkoolit, ndërsa numri i përdoruesve të drogës është shumë më i lartë. Ky është një problem serioz”, tha ajo.

Agani foli për ndikimin emocional që shkakton përdorimi i substancave narkotike.

Sipas saj, tejkalimi i këtyre problemeve nuk mund të bëhet pa familjarët e shoqërinë.

 

“Ndikimi emocional {i përdoruesve të drogës} është një ndikim shumë më i madhë dhe kjo në radhë të parë është sepse njerëzit që merren me aktivitete të tilla, kanë prirje për t’u izoluar më shumë; për të qëndruar më shumë vetëm sepse ata mund të mendojnë se mund t’ia dalin të vetëm më problemin e tyre. Ndërsa ne sot e dimë se pa prindërit tanë, pa kolegët, pa mësimdhënësit është e vështirë të përballesh, dhe zgjidhësh shumicën e problemeve”, tha Agani.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të ketë komunikim, të flitet për probleme dhe të tregosh ndjenjat para shoqërisë.

Agani iu shpjegoi nxënësve edhe për qëndrueshmërinë. Në rastet kur ata përballen me probleme, ndarje të prindërve, konsumim të duhanit, e gjëra të tjera, ajo tha se ka rëndësi shumë të qenit i fortë dhe i qëndrueshëm karshi problemeve të tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara