Asfaltohet rruga Obiliq-Plemetin-Prilluzhë

13:38 | 9 Korrik 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën inspektoi nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.

Ministri Lekaj tha se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë.

Ai ritheksoi përkushtimin e MIT, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.

Rruga R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve./Arbresh.info/

 


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara