Asfalti i ndërtuar para disa muajsh në Gllogjan mbushet me bar

16:34 | 19 Prill 2019

Asfalti i ndërtuar muaj më parë në fshatin Gllogjan të Decanit, në vendlindjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është mbushur me bari.

Deputetit i Nisma ‘s, Milaim Zeka në faqen e tij në Facebook ka postuar fotografitë e barit në asfalt, rrugë kjo e shtruar para pesë muajsh, por cilësia e dobët ka bërë që bari të depërtojë mbi asfalt.

“Pamje nga rrugët e fsh. Gllogjan. Po me pyet një qytetar: A ju vjen marre more? Para pese muajsh u shtru ky asfalt, shikojeni sot”, shkruan Zeka në Facebok.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara