Asamblistët e Prishtinë kërkojnë nga Ahmeti ta ketë Komunën punë parësore

10:54 | 28 Shkurt 2019

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e dytë për këtë vit, e cila në rend dite ka shqyrtimin e  raportit financiar buxhetor për vitin 2018 dhe disa pika tjera.

Fiknete Bejta AAK, ka kërkuar që në rend dite të hyje ngritja e një lapidari për viktimat e luftës në lagjen Sofali.

“Unë kërkojë që në rend dite të hyjë në rend dite ngritja e një lapidarit për viktimat e luftës në Sofali të cilët e kanë kërkuar këtë gjë” tha ajo

Halim Halimi nga LDK ka ngritur ankesë ndaj komunës për vonesën e ndërtimit të hartës zonale

“Disa po thonë se nuk munden me bo hartën zonale, nuk është puna e muajit mars kjo punë është që 5 vite, po kështu si keni filluar ju nuk mundemi me mbërri as vitin e ardhëm se ju keni filluar afro 5 vite, punoni në hartën zonale, le të punojnë në mënyrë të ligjshme,

Egzon Azemi asamblist nga LVV, tha se kërkojnë nga komuna të dijë se a do punojnë ne planin për hartën zonale apo jo.

“Pra nëse zgjidhje qenka harta rregulluese, atëherë sipas tyre puna e hartës zonale qenka e panevojshme, duam sot ta dimë a do punoj komuna ne ketë drejtim. Pika  13 të vendoset si e dyta, sepse nuk mundet te flitet pa e ditë se në cilin proces është harta zonale” tha Azemi

Veç diskutimit për hartën zonale, asamblisti nga LDK, Agim Gashi ngriti edhe çështjen e soliterëve në lagjen Ulpiana.

“Gjendja e soliterëve ne Ulpiane afër fontanës, ne aty kemi vërejtur se pjesa e izolimeve është horrorizuar , organet përkatëse të komunës duhet të reagojnë , është pas planifikuar buxheti për këtë por, nuk e di se si u zhduk kjo”

Me 18 për, 19 vota kundër dhe 2 abstenime, nuk ka kaluar pika e rendit të ditës për parkingje e cila është propozuar nga asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri.

U miratua pika e pare e rendit të ditës, për ekstraktin e proces verbalit të mbledhjes së parë të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi komunal gjithashtu ka votuar për largimin e pikave 10 dhe 11 të propozuara nga Eman Rrahmani nga VV, por qe ky votim nuk ka kaluar. 19 vota pro, 25 jo dhe një abstenim.

Halim Halimi nga LDK ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje buxhetin e komunës se Prishtinës.

Sipas Halimit, komuna e Prishtinës ka bërë keq planifikim dhe keq menaxhim në buxhet.

“Komuna e Prishtinës kurrë më keq nuk i ka pas shpenzimet buxhetore, 86 milion janë parapara, e janë hargjuar 61 milionë dhe të pashpenzuara kane mbetur 25 milion. Më e rëndësishmja është shpenzimi për investime kapitale, ku kanë mbet 16 milion dhe janë shpenzuar 43%, komuna ka bëre edhe keq planifikim, por edhe keq menaxhim” tha ai

E sa i përket investimeve Halimi tha se nuk është investu në asgjë. Sipas tij shpenzimet e komunës kanë qenë vetëm shpenzime luksi.

“Nuk është investu në shkolla, as ne rrugë as ne çerdhe, as në kolektorë, kur siç dihet gjendja e lagjes Kalabria dhe me tepru mjete në këtë mënyre kjo është e papranueshme. Kryetari ka pune parësore, s’duhet ta leje në këtë gjendje komunën” tha ai. ./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale