Arrestohet profesori 51 vjeçar që ngacmoi seksualisht dy nxënëset 16 vjeçare

00:36 | 21 Janar 2020

Profesori 51 vjeçar,H.A, i Edukatës Fizike në gjimnazin ‘Eqrem Qabej’ është arrestuar sot pasi kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të moshës 16 vjeçare.

Rreth këtij rasti Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti që e ka konfirmuar arrestimin e profesorit.

“Në orët e pasdites së sotme,  policia ka arrestuar një person në cilësi të të  dyshuarit për ” ngacmim seksual” të njëjtit nga ana e prokurorit të  rastit  i  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, ka thënë Zahiti.

Ngacmimet seksuale kohët e fundit janë bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë. Vlen të përmendim rastin e të miturës në Drenas, rasti i të cilës ende është në gjykim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara