Arrestohet personi qe gjuajti me armë në aheng

12:40 | 8 Gusht 2019

Një person është arrestuar pasditën e së mërkurës në Viti pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, shkruan arbresh.info

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma dhe 6 fishek.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me karikator dhe gjashtë (6) fishekë cal-9 mm.”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara