Arrestohet pasi drejtoi makinën nën ndikimin e alkoolit dhe goditi një këmbësore

10:21 | 12 Shtator 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Mitrovicën e Veriut rreth orës 04:00 ka ndodhur një aksident trafiku.

I dyshuari mashkull serb derisa ka drejtuar makinën e tij me targa të Serbisë nën ndikimin e alkoolit, ka goditur viktimën femër, përcjell arbresh.info

“Mitrovicë, 11.09.2019-04:00. Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K/Serb derisa ka drejtuar automjetin e tij me targa të Serbisë nën ndikim të alkoolit, ka goditur këmbësoren – viktimën femër K/Serbe e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 6 orë derisa të këndellet”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara