Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të biçikletave në Mitrovicë

14:25 | 9 Tetor 2019

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media, arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeç është bërë mbi dyshime të arsyeshme për tri veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Cak i këtyre vjedhjeve ishin vjedhjet e biçikletave, ndërsa hetuesit policorë në cilësi të provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë katër biçikleta të vjedhura të cilat pas procedurave do t’iu kthehen pronarëve.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara