Arrestohet maqedonasi në Han të Elezit, kaloi kufirin ilegalisht

10:26 | 15 Shtator 2020

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

I njëjti është arrestuar pasi që kishte kaluar ilegalisht kufirin, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është depërtuar për në R. Maqedonisë dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Ky është njoftimi i plotë:

“PKK Hani Elezit 14.09.2020 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Maqedonisë Veriut, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirit ilegalisht nga R. Maqedonisë së Veriut për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është depërtuar për në R. Maqedonisë dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara