Arrestohet ish gjyqtarja Hoti!

09:39 | 16 Qershor 2015

Është arrestuar ish gjyqtarja e Gjykatës Komunale në Prishtinë, Naxharije Hoti. Ish gjyqtarja Hoti, dyshohet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim të tjetërsimit të pronave, duke përfituar materialisht.

Hoti sa kryente funksionin e gjyqtares në Gjykatën Komunale në Prishtinë, kishte trajtuar lëndë që kishin të bënin me çështje pronësore.

Ish gjyqtarja bën pjesë në rastin e grupit të ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Ky i fundit ishte dënuar me dy vjet burg me kusht.

Ndërsa, nga hetimet e organeve përgjegjëse, ishte vlerësuar se vetëm gjyqtarja Hoti ka shpronësuar tokë të shtetit në vlerë prej rreth 100 milionë euro.

Shtatëdhjetë e tre hektarë e 9590 metra tokë në dalje të Prishtinës mbajë firmën e shpronësimit të paligjshëm të saj. /lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara