Arrestohet edukatorja e “Cambridge Kids” e cila rrahu një fëmiijë

10:19 | 12 Shkurt 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren e kopshtit “Cabridge Kids”, e cila përmes disa xhirimeve shihej se ka përdorur dhunë ndaj një fëmije.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se ndaj edukatores është shqiptuar masa e ndalesës për 48 orë.

“Me datën 10 shkurt 2020 ne stacionin policor jugu ne Prishtine është iniciuar një rast Keqtrajtim i fëmijës. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, e cila me urdhër te prokurorit është dërguar ne mbajtje për 48 ore”, tha Ahmeti.

Po ashtu ajo tha se Policia e Kosovës në koordinim me prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme policore”, tha Ahmeti.

Pamjet ku shihej se edukatorja po përdorte dhunë janë publikuar gjatë ditës së djeshme në kopshtin “Cabridge Kids”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara