Arrestohet edhe një zyrtar policor në Shtime

17:02 | 13 Shtator 2019

Është arrestuar edhe një zyrtar policor në Shtime.

Këtë përmes komunikate për media, e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot edhe një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet lidhur me këtë rast, kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt).

Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara