Arrestohet dhe suspendohet polici nga Peja, pasi ushtrojë dhunë ndaj gruas së tij

16:34 | 10 Tetor 2020

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas IPK-së, zyrtari policor dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasoj e dhunës është detyruar të marrë tretman mjekësor, raporton arbresh.info.

“IPK ka pranuar sot informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Pejë ka kryer veprën penale dhunë në familje e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij të cilës i është ofruar edhe ndihma mjekësore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas këtij rasti, IPK ka marrë vendim që të suspendojë zyrtarin policor.

“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, bënë të ditur IPK-së.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara