Arrestohen tri femra për sulm ndaj zyrtares policore

10:05 | 12 Shtator 2019

Dje rreth orës 13:30 në Prishtinë janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare.

Njëra prej të dyshuarve në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtaren policore.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtaren policore. Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara