Arrestohen tre persona e konfiskohen armë në Gllamik të Podujevës

10:43 | 12 Gusht 2019

Tre persona janë arrestuar të shtunën në Gllamnik të Podujevës pasi dyshohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri janë arrestuar personat dhe janë konfiskuar tri armë.

“Raportohet se pas marrjes se informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore nga tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar kanë konfiskuar tri armë zjarri një AK-47, dy pistoleta dhe 21 gëzhoja të fishekëve të kalibrit të ndryshëm me të cilat armë të dyshuarit kishin shtënë gjatë një ahengu familjar”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara