Arrestohen dy të mitur pasi bën për spital dy moshatar të tyre

10:56 | 6 Qershor 2019

Arrestohen dy të mitur, pasi të njëjtit kishin sulmuar dy të mitur të tjerë.

Sipas policisë, dy të miturit e sulmuar kanë marr tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Pejë dje në orën 16:00.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dy të moshës së mitur, pasi që të njëjtit i kanë rrahur dy viktima meshkuj K-Shqiptarë të moshës së mitur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara