Arrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

09:26 | 13 Shtator 2019

Dje në rrugën “Bill Clinton”, një femër ka raportuar se dy persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte 15 euro, thuhet në raporti i Policisë së Kosovës.

Po ashtu në raport thuhet se njësia policore më 12.09.2019 ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj, ku të njëjtit kishin kryer edhe një vjedhje në stacionin e autobusëve në Pejë ku nga arka kishin marr 120 euro para të gatshme, shkruan arbresh.info.

Tek njër nga të dyshuarit ishte gjetur edhe sasi e vogël e narkotikëve të llojit marihuanë, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky është raporti i plotë:-

Rr. Bill Klinton, Pejë 07.09.2019 – 12:00. Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se dy persona të pa njohur i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte 15 euro para të gatshme. Njësia policore më 12.09.2019 ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, të njëjti kishin kryer edhe një vjedhje në stacionin e autobusëve në Pejë ku nga arka kishin marr 120 euro para të gatshme. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur sasi e vogël e narkotikëve të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara