Arrestohen dy persona në Prishtinë për kontrabandim me migrantë

11:58 | 15 Maj 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët dyshohen se kanë kontrabanduar emigrantë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur si dhe dyshim për falsifikim dokumenti. Si prova materiale janë konfiskuar disa pajisje që shërbejnë për falsifikim të dokumenteve”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara