Arratiset një i dyshuar nga Gjykata në Ferizaj

13:59 | 14 Gusht 2019

Një person i dyshuar për kryerje të veprës penale është arratisur nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sinjalizuesi ka raportuar se i dyshuari ka arritur të ikë nga kjo gjykatë, sapo ka përfunduar seanca gjyqësore kundër tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30.

Policia është e informuar për rastin, por akoma nuk ka ndonjë rezultat për kapjen e tij. /Sinjali/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara