Arianit Koci, avokati i parë i akredituar nga Gjykata Speciale

18:36 | 13 Mars 2018

Gjykata Speciale kohë më parë kishte shpallur ftesën për avokatët që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë. I pari nga avokatët vendorë që u akreditua është avokati, Arianit Koci.

Koci do të jetë në listën e avokatëve për të mbrojturit të akuzuarit potencialë që do të gjykohen për krimet e supozuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Edhe pse shpallja e konkursit u bë që një kohë të gjatë, ende nuk ka informacione se kur do të fillojnë aktakuzat e para, apo kush do të jenë të akuzuarit potencialë.

Në Kosovë në muajin dhjetor ishte ndërmarrë një iniciativë për shfuqizimin e kësaj gjykate, por që kishte dështuar.

Kurse gjatë maujit janar, kryeprokurori David Schwendimman ishte larguar nga kjo pozitë.

Shpërndaje në rrjete sociale