Apostolova në ditën ndërkombëtare rome: Mos e toleroni dhunën, bëni presion Qeverisë të luftohet ky fenomen

11:35 | 8 Prill 2019

Për të shënuar ditën ndërkombëtare rome në Kosovë, Shefja e Zyrës së BE-së ka vizituar të hënën rrjetin e OJQ-ve të grave, rome ashkalie dhe egjiptiase të Kosovës, ku për temë ishte Dhuna në familje ndaj grave.

Kryetarja e këtij rrjeti, Shpresa Agushi, fillimisht u shpreh e nderuar për çmimin të cilin e ka marrë si shpërblim për punën të cilën e ka bërë ndaj komunitetit rom.

Ku siç tha ajo, ai çmim e ka shtyrë të bëjë punë edhe më shumë.

“Falënderoj për çmimin e parë që mora për punën qe kam bërë për komunitetin romë, e cila më ka shtyrë të punoj më shumë, sepse është hera pare që jepet çmim për një grua rome dhe kjo ka domethënie të madhe” tha ajo.

Ndërsa Shefja e zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, ka përgëzuar rrjetin e grave të këtij komuniteti për punën që ka bërë për t’u dhënë kurajo këtyre grave të cilat janë pre e dhunës në familje.

Veç tjerash ajo tha se kjo punë i takon edhe drejtësisë dhe personave që bëjnë politika në shtetin e Kosovës.

“Jam e privilegjuar që më është dhënë rasti që të jem këtu. Ju përgëzoj dhe ju uroj edhe për çmimin. Dhuna në familje nuk duhet të tolerohet kurrë. Duhet kurajo e madhe të bisedohet për këto dhe duhet pasur zë për këto çështje po i inkurajoni gratë tjera. Lufta kundër këtyre fenomeneve duhet të bëhet nga drejtësia dhe nga ata që krijojnë politika. Dua të ju thërras qe ju dhe ne tu bëjmë presion Qeverisë dhe institucioneve qe të veprojnë në këto raste” tha ajo.

Agushi, si kryetare e këtij rrjeti tha se këtë punë e ka filluar e vetme.  Ajo tha se 95% e stafit i takon komunitetit romë.

Sipas saj, në bazë të punës që është bërë ne ketë organizatë, rreth 30% e rasteve të dhunës në familje janë raportuar në polici nga komuniteti romë.

“Unë fillova e vetme dhe arrita të krijoj një organizatë. 95% e stafit i takon komunitetit rom dhe ashkali dhe pjesa tjetër janë shqiptar. Jemi i vetmi rrjet qe i mbledhim gratë dhe vajzat e këtij komuniteti. Ne falënderojmë të gjithë donatorët. Për punën në fushën e dhunës ndaj grave duhet një punë e gjate. Kemi filluar ta vetëdijsojmë komunitetin për dhunën ndaj gruas. Si të raportojnë dhunën si mund të ndihmojmë ne si shoqëri, dhe sipas deklaratës së policisë kemi 30% raportime nga komuniteti ynë” thënë ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara