Anulohet mbledhja e Komisionit për Legjislacion

13:12 | 21 Maj 2019

Ndonëse ishte e paraparë që Komisioni për Legjislacion të mbaj mbledhjen e radhës sot në ora 13:00, në të cilin ishte pritur të diskutohet raporti vjetor i Komisionit Qendrorë Zgjedhorë, raport ky i bërë për financimin e subjekteve politike si dhe ligjin për zgjedhje të përgjithshme, është anuluar.

Në momentin e fundit mediat janë njoftuar se ky komision nuk do të mbaj mbledhjen e paraparë, dhe se kjo mbledhje është shtyrë për ditën e nesërme, shkruan arbresh.info

Arsye e këtij anulimi thuhet të jetë seanca e veçantë e mbajtur sot më rastin e 20 vjetorit të Masakrës në Burgun e Dubravës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara