Anëtarët e LDK-së ofendojnë rëndë Mimoza Kusarin që kritikoi kryeministrin Hoti

17:51 | 3 Gusht 2020

Anëtarët e LDK-së në Komunën e Prizrenit, kanë ofenduar rëndë deputeten nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, e cila kritikoi kryeministrin Hoti për mos respektim të rekomandimeve të IKSHP-së, shkruan arbresh.info.

Deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila, gjatë ditës së sotme i kishte uruar kryeministrit Hoti shërim sa më të shpejtë nga koronavirusi përmes në statusi në facebook,

Sipas saj përgjigjja e Hotit për kohën e testimit dhe pritjen e rezultatit ka vënë në pah diskriminimin dhe injorimin që po u bëhet të sëmurëve dhe viktimave nga virusi në Kosovë.

Kusari Lila, në të njëjtën kohë kishte kritikuar kryeministrin Hoti për mos respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së duke marrë pjesë në përurimin e rrugëve dhe vizitë ndaj bizneseve.

E gjithë kjo, duket se ka shqetësuar zyrtarët e LDK-së në komunën e Prizrenit, ku përmes statuseve në facebook, kanë ofenduar rëndë deputeten Kusari-Lila.

Ishte anëtari i LDK-së në Komunën e Prizrenit Petrit Hoxhaj i cili ka shkruar, “I kish met merak Mimozes qe si kish hi Virusi ala. Ajt motra jeme se tvjen dita e t’hin edhe ty”

Ndërsa përgjigje në këtë status ka shkruar Fejze Kabashi, i cili është anëtar i LDK-së dhe  ish drejtor i mirëqenies sociale ne Komunën e Prizrenit

“Ti spo donë me marr vesh se asaj dhe llojit e sojit të saj moti i ka hi!”, ka komentuar Kabashi.

Por, ofendimet nuk mbaruan me kaç!

Fatmir Memaj, anetar i LDK-së dhe ish drejtor i urbanizmit ne Komunen e Prizrenit ka komentuar duke thënë se, “Shpejt e merr edhe kjo”/arbresh.info/

Kujtojmë statusin e deputetes Mimoza Kusari Lila:

 

 

 

Lajmet më të lexuara