Andrews: Forma e asistencës për Kosovën do të ndryshoj sapo vendi të ngris kapacitetet e saj

13:08 | 23 Janar 2020

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shteteve te Bashkuara të Amerikës (SHBA) Jorgen Andrews sot po qëndron në Kosovë.

Ai ka marrë pjesë në sesionin e diskutimit të organizuar nga IKD dhe Ambasada Amerikane, shkruan arbresh.info.

Andrews është shprehur i lumtur për bashkëpunimin SHBA-Kosovë.

“Ne jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin që kemi me Kosovën, shoqërinë civile dhe Institucionet e vendit. Partneriteti është shumë i rëndësishëm dhe punojmë me këto institucione që të krijohen Institucioni më të besueshme e qëndrueshme që publiku në Kosovë të ndiejnë se Institucionet kanë vullnet të mbrojnë të drejtat e tyre, ekonomike e civile”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se asistenca e SHBA-be do të largohet sapo Kosova të aftësohet ndërsa bashkëpunimi do të ndryshon natyrën.

“Kosova duke u zhvilluar, natyra e bashkëpunimit tonë ndryshon ashtu siç edhe asistenca sepse kur Kosova të ngris kapacitete e saj, asistenca nuk është e përhershme e atëherë kur të bëhet e aftë të mbroj sovranitetin dhe pavarësinë e saj, nevoja për asistencë largohet”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara