Amerika mirëpresin projektligjet për FSK-në, kjo është porosia e tyre!

17:30 | 13 Shtatorë 2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me tre projektligjet bazë për transformim të FSK-së në Forca të Armatosura. Përmes një deklarate, thuhet se SHBA kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për t’ia arritur këtij qëllimi.

Sipas tyre, lidhur me projektligjet në fjalë kanë këshilluar një qasje të matur që e mbanë Kosovën në përputhje me aleatët në NATO, gjithnjë për një hap të rëndësishëm.

Më tutje, thuhet se projektligjet e miratuara nga ekzekutivi do të analizohen në mënyrë që të kuptohet qëllimi dhe efekti i tyre.

Ndryshe, Qeveria me votë unanime të kabinetit qeveritar ka miratuar tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me Mision dhe detyra shtesë: Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm. Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre.

Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt.

Shpërndaje në rrjete sociale