Ambleistja e LDK-së kalon në PSD

19:12 | 19 Maj 2019

Asambleistja në Komunën e Kamenicës, Fatlume Rexha, ka kaluar sot në Partinë Social Demokrate, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Rexha, e cila ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur arsyet e largimit nga LDK dhe kalimin tek PSD-ja.

Ajo ka thënë se me Partinë Social Demokrate, i kanë lidhur shumë pikëpamje dhe qëndrime të përbashkëta.

Rexha shton se në PSD, ajo do të jetë shumë më aktive në punën e saj si asamblistja e Komunës se Kamenicës.

Në fund, asambleistja Rexha thotë se i është mirënjohëse LDK-së, teksa zotohet që gjithmonë do të jetë e gatshme që t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe të votuesve të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara