Ambasadorja britanike: Zgjedhjet mbaruan, tani kthejuni dialogut me Serbinë

20:01 | 12 Tetor 2019

Britania pozicionohet fuqishëm në përkrahje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është porosia e qartë që dha ambasadorja e re e Britanisë së Madhe në Serbi, Sian Macleod

Në një intervistë për gazetën serbe, “Danas” ajo thotë se politika e Britanisë është e qartë, dhe se shteti i saj është i gatshëm të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Më duhet të mësoj edhe më shumë për kompleksitetin e çështjes së Kosovës. Gjithsesi, pozita dhe politika e Britanisë është e qartë, ne përkrahim dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkë me vendet e QUINT-it jemi të gatshëm të ndihmojnë në normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi”, thotë ajo.

Sipas saj, presidenti serb, Aleksander Vuçiq e ka të duhur angazhimin e tij për marrëveshjen me Kosovën, në raport me angazhimin e madh të tij.

Ajo thotë se shpreson në heqjen e barrierave dhe rifillimin e dialogut.

“Zgjedhjet në Kosovë kanë mbaruar por shpresoj që dialogu të rifillojë shpejtë, në mënyrë që të arrihen rezultate pozivite”, thotë ajo.

Macleod komenton edhe idenë për ndryshim kufijsh. Thotë se Britania nuk është ndërmjetësuese e dialogut, mirëpo se qëndrimi është i qartë kundër këtij opsioni.

“Megjithatë duhet të shohim se çka është specifikisht në tavolinë”, përfundon ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara