Ambasadori Kosnett shpreh ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

11:03 | 14 Nëntor 2019

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.

Kosnett përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, ka shkruar se një talente e madhe na la shumë herët.

“Një talente e madhe na la shumë herët. I pikëlluar pas ndarjes nga jeta të Arzana Krajës. Në emër timin dhe të bashkëshortes dhe të komunitetit të ambasadës së ShBA-së shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, shokët dhe komunitetin artistik në Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara