Ambasadori i Italisë takohet me Skënder Hysenin, flasin për liberalizimin e vizave

14:37 | 15 Shtator 2020

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar me koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni.

Orlando në Twetter ka shkruar se në këtë takim është rishikuar progresi i sfidave të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian si dhe për liberalizimin e vizave.

Madje ai ka thënë ritheksuar mbërthejnë e Italisë për një negociatë dinamike që çoi në një marrëveshje gjithëpërfshirës.

“Sot, pata një takim shumë angazhues me Skënder Hysenin. Ne rishikuam progresin dhe sfidat e dialogut të lehtësuar nga BE. Unë rikonfirmova mbështetjen e Italisë për negociata dinamike që çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne gjithashtu u pajtuam për përparësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara