Ambasadori gjerman bën thirrje të kalohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

18:17 | 20 Nëntor 2020

Bashkimi Evropian përmes zyrës së saj në Kosovë ka ndarë 26.5 milionë euro për të ndihmuar Kosovën në përballjen me pandeminë COVID-19.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar në Twitter se ky është lajm i mirë për Kosovën, dhe tani qeveria duhet të sigurojë shumicën që të kalohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, shkruan Arbresh.info.

“Lajme te mira! BE’ja vazhdojnë të bëjnë atë që e flasin duke mbështetur partnerin tonë të besuar Kosovën me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Selmanaj thotë se do të bie Qeveria nëse s’kalon Rimëkëmbja

 

BE dhe Kosova nënshkruajnë kontratë mbi 26 milionë euro për ekonominë

Lajmet më të lexuara