“Ambasada e Kosovës nuk ka me ndërru statusin gjeostrategjik të Jerusalemit”

12:04 | 16 Shtator 2020

Kryeminsitri, Avdullah Hoti, ka komentuar kritikat në lidhje me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Prezenca e ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk ka me ndërru statusin gjeostrategjik të Jerusalemit”, është shprehur Hoti.

Ai ka pranuar se ka pakënaqësi për hapje të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Po mundohemi ta amortizojmë këtë çështje duke e qu përpara marrëveshjen që  e kemi nënshkru pa rrahë gjoks, sepse duhet të jemi në të njejtën vij me partnerët, dhe na duhen njohje edhe nga ato vende që po reagojnë”, ka deklaruar Hoti.

Këto kometë ai i ka bërë gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në lidhje me negociatat për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara