Ambasada Amerikane mbështet AKA: E ardhmja e Kosovës varet në përgatitjen e studentëve të së sotmes

10:28 | 25 Qershor 2020

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shprehur mbështetjen e saj për Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për shqyrtimin e aplikimeve të akreditimit të universiteteve.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Bordi duhet të jetë i lirë nga ndikimet  e jashtme, që të sigurohet cilësia në edukim për secilin student, transmeton portali arbresh.info.

“Sot, Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), do të rishikojë aplikimet e akreditimit të universiteteve në Kosovë. Ne mbështesim pavarësinë e këtij Bordi, të lirë nga ndikimi i jashtëm, në mënyrë që të sigurohet që cilësia e edukimit të jetë në dispozicion të secilit student. E ardhmja e Kosovës varet në përgatitjen e studentëve të së sotmes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara