Albulena Haxhiu takohet me shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais

17:09 | 20 Shkurt 2020

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu , sot është takuar me shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais dhe përfaqësues të këtij misioni.

Gjatë këtij takimi, Haxhiu dhe Servais diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë Kosovës dhe Belgjikës në fushën e drejtësisë me theks të veçantë koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Klan Kosova.

“Haxhiu po ashtu njoftoi Servais për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe hapat që duhet merren sa më parë”.

“Ndërsa shefi i zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, uroi ministren Haxhiu për detyrën e re ndërsa e falënderoi për gatishmërinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve”.

“Servais tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrah Republikën e Kosovës, në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara