Albulena Haxhiu i “bërtet” Hajdar Beqës: Herë po e mbron Thaçin, e herë Veselin

14:17 | 9 Korrik 2019 | Vlora Selimi

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion ka diskutuar me tone të ashpra me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa në lidhje me refuzimin e Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, për të raportuar në komision.

Një letër personale e Haxhiut drejtuar ministrit Tahiri, ka nxitur reagimin e deputetit Beqa.

“I kam procedu edhe në emër timin letër Ministrit për me pezullu deri në një vendim të agjencionit për mos me pas konflikt të interesit. Pasi që kanë qenë antarët e komisionit që i kanë përpiluar pyetjet e testit me shkrim. Prandaj e kam dozuar një shkresë në emër timin Ministrit, por vetëm për pezullim të testit. Është vështir me qenë në lëkurën tënde pasi që herë e mbron Presidentin(Hashim Thaçi), e her Kryeparlamentarin(Kadri Veseli)”, është shprehur Haxhiu.

Sipas deputetit Beqa komisoni nuk ka të drejtë të ndërpresë procesin e testimit të noterëve.

 “Unë po t’thom që s’ki drejt në emër tondin me i dërgu shkresë Ministrit për raportim. Pasi që aludova në letër të Ministrit. Agjencia Kundër Korrupsion duhet me u marrë. Na s’kemi drejt në mes të provimit më ndërhy. Na kemi drejt më kërku prej Prokurorisë ose Ministrit  pasi të përfundojë testimi. Na jemi të interesum të rrisim numrin e noterëve”, është shprehur Beqa.

/arbresh.info/

Abelard Tahiri bëhet temë e përplasjes së deputetëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara