Albright rrëfen momentin e vendimit: I thash presidentit ne po e bëjmë gjënë e duhur

12:39 | 12 Qershor 2019

Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeline Albright, ka mbajtur një fjalim emocionues në shënimin e 20- vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Me këtë rast mikja e Kosovës Ablright ka thënë se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës.

“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorosnin ‘Faleminderit USA’. Mendoj që SHBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, tha Albright.

Ajo ka thënë se ndjehet e lumtur që është prezente në Kosovë.

Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z. kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur”, ka deklaruar Albright./Arbresh.info/

Fjalimi i plotë i ish-sekretares së ShBA-së, Madeline Albright

Fjalimi i plotë i ish-sekretares së ShBA-së, Madeline Albright

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 12 juin 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara