Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet

16:40 | 10 Tetor 2019

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.

Sipas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Jean Hubert Lebet e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që adresoi me sukses shqetësimet e qytetarëve.

Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen./arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara